E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions i mallkuar, Salzburgu 11 eleminime në 11 play off-e

Uefa Champions League është vërtet një mallkim për Salzburgun. Besojeni apo jo, por austriaket janë eleminuar për herë të 11 në po kaq raste që kanë luajtur në play off-in e këtij kompeticioni duke mos e bërë dot realitet ëndërrën për të qënë në fazën e grupeve.

Nga 2005 e deri më tani falë drejtuesve të rinj të klubit, Salzburgu ka fituar 9 tituj kombëtar në Austri por ëndërra për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm europian, nuk u realizua kurrë dhe kjo nuk mund të justifikohet edhe në paraqitjet shumë të mira në kupën e vogël, Uefa Europa League.

Hera e fundit që djeg po aq shumë, ka qënbë këtë të mërkurë. Salburzgu arriti një rezultat pozitiv 0 me 0 në Beograd kundër Crvena Zvezdes në takimin e parë të play off, por serbet barazuan 2 me 2 në ndeshjen e kthimit dhe nxorren jashtë ekipin vendas. Madje të zotëve të shtëpisë nuk I mjaftoi as avantazhi I dyfishtë  falë dopietës së Dabbur dhe cuditërish u shokuan nga dy gola të shpejte brenda dy minutash nga skuadra serbe në  mesin e pjesës së dytë duke shkaktuar një tjeter eleminim të dhimshëm që I shtohet atyre të tjereve në të kaluarën nga Valencia, Shakhtar Donetsk, Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagabria (2016) dhe Rijeka (2017).

Vazhdo të lexosh

Reklamë