Short i vështirë në fazën e grupeve të UEFA Champions League për skuadrat italiane sidomos Napoli dhe Inter .

 

Goglat e hedhur nga UEFA në Monako përcaktuan grupin B dhe C si me të vështirin. Ne grupin B zikaltërit e Spaletit do të përballen me Barcelonën Totenhemin dhe psv Eindhoven .

 

Ndërsa në atë C, skuadra e Ancelotit sfidon Paris SG, Liverpul dhe Crvena Zvezda.

 

Kampionet e Realit do të përballen në grupin G me Romën , Cska e Moskës dhe Çekët e Viktoria Plsen. Në grupin H Juventus tashmë i Kristiano Ronaldos përballet me Manchester United , Valencia dhe Jang Bojs. Ne grupin A, Atletiko e Madridit në fazën e grupeve sfidon Borusia Dortmund Monako dhe Brush.

 

Sheikët e Manchester City ndodhen në grupin F dhe do të luajnë kundër Shaktar Donjeck, Lion dhe Hofenhaim. Bajernin e Mynihut goglat e vendosën në grupin e kundër Benfikes Ajaksit dhe Aekut të Athinës. Grupi i barabartë me skuadra relativisht të të njëjtit nivel është ai D, mes lokomotiv Moskë, Porto, Shalke dhe Gallatasaraj.

 

Takimet e para të fazës në grupe do të luhen në muajin shtator.  Ndërkohë UEFA përcaktoi si lojtarin më të mirë të vitit Luka Modriç i cili triumfoi ndaj dy rivaleve Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Ishte kroati që rrëmbeu dhe çmimin si mesfushori më i mirë, Kristiano Ronaldo u shpall sulmuesi më i mirë, Ramos mbrojtësi më i mirë, ndërsa një tjetër lojtar i Realit Kejlor Navas si portieri më i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *