Uefa Champions League rikthehet sot ne platformën Tring me dy takimet e kthimit te vlefshme per raundin e 1/8-e. Ne Old Traford, Manchester United kërkon kalimin per ne çerekfinale teksa përballe ka nje skuadër te vështire siç eshte Sevila. Takimi i pare përfundoi me rrjeta te paprekura por andaluzet dominuan takimin dhe vetëm portieri De Gea u mohoi fitoren. Djajtë e kuq vine nga nje fitore e rendesishem ne kampionat kundër Liverpulit, por ato qe shqetësojnë jane dëmtimet e shumta sidomos ne mbrojtje. Nuk do te jene per kete ndeshje Roho, Xhons dhe Blind, Herrera ne mesfushe ndërsa ne dyshim eshte dhe Pol Pogba. ne kampin kundërshtar nuk do te jene te gatshëm Hezus Navas dhe Corchia ndërsa Karizo është ne dyshim.

Ne takimin tjetër ne Olimpiko, Roma pret Shaktar Doneck. Ukrainasit përmbysen shifrat ne takimin e pare duke fituar 2-1. Gjithsesi italianet nisen me nje avantazh te lehte jo vetëm se luajne përpara publikut te tyre, por i duhet te shënojnë vetem nje gol per kualifikimin. Ndryshe nga takimi ne kampion ndaj Torinos, tekniku Di Francesko do te hedh ne fushe qe nga minuta e pare Xheko dhe Fazio. Se bashku me boshnjakun ne sulm do te jete edhe Under dhe nje mes El Sharaui e Peroti. Ne mesfushe De Rosit do ti beje shoqëri Strotman dhe Naingolan. Nga ana tjetër, per teknikun Fonseka mungojnë Srna dhe Krivtsov, duke detyruar te fuse ne qendër te mbrojtjes Ordets. Trajneri i Romes ka bere te qarte se skuadra e tij kërkon kualifikimin qe është i rendesishem jo vetem per  klubin dhe karrierën e tij, por per nje qytet te tere. Por nga ana tjetër, tekniku i ukrainasve ka sfiduar duke se nese italianet mendojnë se Shaktar ka ardhur per te bere nje loje mbrojtjes, atëherë nuk ja keni idenë e futbollit. Ne nuk vime per te mbrojtur rezultatin e takimit te pare, por per te imponuar lojën tone.

Ajo qe eshte e sigurt është se te 4 skuadrat po përjetojnë nje moment mjaft te mire dhe sonte ne platformën Tring priten dy perballje emocionuese qe premtojnë spektakël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *