Humbje nga pika e bardhe e penalltive per Juventus ne ndeshjen e pare te Internacional Champions Cup. Ne Australi kampionet e Italisë pas 90 minutave te barabarta 1-1 u munden nga vendasit e Melburn Victory ne fund nga pika e bardhe me rezultatin 4-3. Ne Melburn Kriket Graund Alegri hodhi ne fushe nje formacion me lojtare te rinj, ndërkohe qe dy blerjet e reja Pjanic dhe Benatia, nuk luajtën asnjë minute. Nje pjese e pare ku spikati argjentinasi Dybala, Rugani i cili preku shtyllën, por edhe portieri Neto. Ky i fundit i jashtëzakonshëm ne nje gjuajtje me koke te shqiptarit Berisha ne fundin e pjeses se pare. Gjithsesi takimi u zhbllokua ne minuen e 58 ne nje gjuajtje te jashtëzakonshme te Karlos Branko qe kaloi ne avantazh Juventus. Gjithsesi 7 minuta nga fundi i takimit australianet barazuan shifrat me Ingham. Te dy skuadrat ju drejtuan penalltive ku australianet ishin me te sakte, ndërsa per Juventus gabuan Macek dhe Padovan. Ndërkohe, ish-sulmuesi i kombëtares Besart Berisha luajti vetëm 66 minuta me skuadrën e tij Melburn Victory. Kete takim te apasionuarit e futbollit paten mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring. Ndërkohe Zonja e Vjetër takimin e radhës e ka te martën po ne Melburn kundër anglezeve te Totenhem Hotspur.