Spektakli dhe emocionet e Champions League nuk munguan as në ndeshjet e katërta të fazës së grupeve ku u përcaktuan dhe disa nga skuadrat që u kualifikuan në turin tjetër.

 

Ashtu si në duelin e parë, edhe këtë herë Atalanta -United ishte një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit. Edhe pse me shumë mungesa, skuadra e Gasperinit bëri një lojë të mirë dhe shënoi me Ilicic në minutën e 12.

 

Por pak para fundit të fraksionit të parë ishte Cristiano Ronaldo, që vendosi baraspeshën dhe rihapi llogaritë e takimit. Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm dhe presion nga të dyja skuadrat. Atalanta kaloi sërish në avantazh me Duvan Zapata. Mirëpo festa e italianëve nuk zgjati deri në fund pasi portugezi ishte heroi i djajve të kuq dhe mbylli gjithçka me rezultatin 2-2.

 

Dy skuadrat perfekte në këtë fazë grupesh janë Bayern Mynihut dhe Juventus të cilat siguruan matematikisht një biletë për në turin tjetër. Gjermanët nuk kane mëshirë për asnjë skuadër e sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje Championsi. Bavarezët mundën 5-2 Benfikën në një ndeshje pa histori.

 

Shkëlqeu Lewandowski me 3 golat e ti Gnabry dhe Sane, të cilët mbyllën shpejt llogaritë për gjermanët ndonëse portugezët e Benficas ngushtuan diferencën në pjesën e dytë, por e pamjaftueshme për t’i bërë ballë furisë së bavarezëve. Në ndeshjen tjetër të grupit, Barcelonës i mjaftoi një gol i Ansu Fatit për të mundur Dinamo Kiev e për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

 

Nga ana tjetër, Juventus mori fitoren e katërt radhazi në po kaq ndeshje duke siguruar kalimin në turin tjetër. Bardhezinjtë mposhtën 4-2 rusët e Zenit me një lojë të bukur dhe shumë ndryshe nga ajo çfarë kemi parë në kampionatin italian.

 

Dibala me dy gola, Chiesa dhe Morata vulosën fatin e takimit dhe bënë që dy takimet e mbetura të ishin thjesht për formalitet. Me herët Chelsit i mjaftoi një goli i Zijek për të mundur Malmon në transfertë e për të ruajtur vendin e dytë në grup pas 4 ndeshjeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *