E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions, biletat e para për në fazën e grupeve

 

Uefa Champions League ka përcaktuar 5 skuadrat e para që shkojnë ne fazën e grupeve nëpërmjet takimeve të play off. Në 5 ndeshjet e transmetuara ne platformën Tring, spikati më së shumti kualifikimi dramatik i Sevijës, e cila barazoi 2 me 2 në shtëpi me turqit e Bashakshehir, por miqtë goditën një shtyllë në min e 90 me Emre, e cila mund të kishte ndryshuar fatet e kualifikimit.

 

Sidoqoftë spanjollët iu falën fitores 2 me 1 në ndeshjen e pare ne Stamboll.

Reklamë

 

U kualifikuar për në fazën e grupeve edhe Napoli që fitoi 2 me 0 në Francë me Nisën, i njëti rezultat me të cilin italianët kishin fituar edhe në fushën e tyre.

 

Golat për skuadrën e trajneri Sari, u shënuan nga Kajehon dhe Insinja.

 

Edhe grekët e Olimpiakos prenë një biletë për në fazën e grupeve pas fitores 1 me 0 në Kroaci me Riekën. Golin për skuadrën e trajnerit shqiptar Besnik Hasi e shënoi Marko Marin, me greket qe kishin fituar edhe takimin e pare ne shtëpi.

 

Dy skuadrat e tjera të kualifikuara në grupe janë edhe Selltik së bashku me Mariborin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë