PSG do të përballet me Atalantën në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Uefa Champions League. Mbrëmja e sotme do të mbajë mbërthyer para ekranit milion njerëz për të përjetuar spektaklin dhe emocionet që vetëm ky kompeticion mund ti dhurojë.

Francezët edhe pse në letër janë më favoritët për të fituar këtë sfidë, ky do të jetë një  test mjaft i vështirë për ta, pasi Atalanta në ndeshjet e zhvilluara më parë ka treguar se është një kockë e fortë.

Skuadra e Gasperinit merr pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm megjithatë, entuziazmi i zikaltërve të Gjimshitit me shokë është i madh për të tejkaluar pritshmëritë.

Zikaltërit e Bergamos kanë treguar se dinë dhe të surprizojnë, pasi u kualifikuan duke eleminuar spanjollët e Valencias kërkojnë që ëndrra e tyre të vazhdojë. Sa i përket formacioneve nuk priten shuëm ndryshime në radhët e të dyja skuadrave.

Francezët do të duhet të luajnë pa yllin e skuadrës Kylian Mbappe, i cili pas dëmtimit të marrë në Kupën e Ligës , duket se nuk ja ka dalë dot për të qënë  prezent në fushë.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuchel po shpresonin për një rikuperim të shpejtë për të shfrytëzuar shpejtësinë dhe saktësinë e lojtarit të tyre para portës. Por sipas mediave në  France, Mbappe ka refuzuar të marrë injeksione kundër dhimbjeve për të mos rrezikuar.

Përvec tij, dy mungesa të tjera  të rëndësishme në radhët e Parisit jaë Verrati i dëmtuar  dhe  Di Maria i pezulluar.  Nga ana tjetër , tekniku Gasperini do të hedh në fushë 11-shën e tij më të mirë. Sfidat do të trasmetohen ekskluzivisht në platformën Tring në orën 21:00.

Ndërsa cerekfinlaja e se enjtes Laipzig-Atletiko Madrid, si fillim,  u vu   në dyshim për shkak se ne ekipin madrilen dolën dy raste pozitive me koronavirus. Për këtë arsye e gjithë skuadra iu nënshtrua testimeve të reja, rezultati i të cileve për fatin e mirë ishte negativ. Kështu ekipi do të do të zbrese në fushë neser në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *