Na ndodh shpesh të dëgjojmë që sytë janë pasqyra e shpirtit. Mjafton të shohim thellë brenda tyre dhe mund të kuptojmë emocionet, ndijimet, përse jo edhe karakterin e një personi. Ajo që i bën kaq të veçantë, është pikërisht ngjyra e tyre. Ngjyra nuk i jep vetëm bukuri dhe shkëlqim shikimit, duke e dalluar nga të tjerët, por shërben gjithashtu si një pasqyrë e shëndetit. Zbuloni çfarë tregon ngjyra e syve rreth gjendjes tuaj shëndetësore :

 

1.Vitiligo është një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që karakterizohet nga njolla të bardha të dhimbshme në pjesë të ndryshme të trupit. Njollat e bardha lindin për shkak të humbjes së melaninë, pigmentit që i jep lëkurës ngjyrën dhe e mbron atë nga rrezet ultravjollcë të diellit (UV). Vitiligo prek rreth 1% të njerëzve në mbarë botën. Mund të prekë grupmosha të ndryshme, por zakonisht fillon të shfaqet mes moshës 10 dhe 30 vjeçare. Në një studim të bërë së fundmi, ku morën pjesë 3 mijë persona të racës kaukaziane, u arrit në konkluzionin se personat me sy blu rrezikojnë të preken më pak nga kjo sëmundje. Rezultatet e studimit treguan se personat me sy kaf rrezikonin me 43%, ata me sy të zinj 30%, syjeshilët rrezikonin me 17%, kurse personat me sy blu me 10%.

 

2.Katarakti, ose njohur ndryshe si ‘’perdja e syrit’’ është një sëmundje e cila prek një pjesë të konsiderueshme të moshës së tretë. Një pacient me katarakt paraqet ulje graduale të shikimit, një shkallë të lehtë miopie dhe ulje të ndjeshmërisë së kontrastit të ngjyave. Sipas një studimi të publikuar në American Journal of Ophthalmology njerëzit me sy të zinj rreikojnë me 2.5-3.5 më shumë për t’u prekur nga katarakti. Është shumë e rëndësishme që këta persona të mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollcë, për këtë arsye duhet të evitojnë sa më shumë qëndrimin në diell dhe të përdorin syze cilësore që mbrojnë sytë nga rrezet UVA/UVP.

 

3.Melanoma është një nga format më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat prej të cilave prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Melanoma mund të shfaqet shumë rrallë edhe në organet e brendshme si zorrët, por edhe në sy. Melanoma në sy është më e pranishme tek njerëzit me ngjyrë blu

 

4. Personat me sy të zinj janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe drogërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *