Përpara se të shtrihemi të flemë, gjithsecili prej nesh ndjek një rutinë të caktuar kujdesi për lëkurën. Kjo ndryshon sipas nevojës, kohës që kemi në dispozicion e jo vetëm. Kush një krem hidratant, e kush një maskë, duket se të gjithë bëjmë diçka për lëkurën e fytyrës apo trupit!

 

Mos vallë harruam flokët? Të gjithë vëmendjen tonë e merr lëkura, e flokët zor se krihen duke bërë që në mëngjes të zgjohemi në gjendjen më të keqe. Në mënyrë që rregullimi i flokëve mos t’ju marrë më shumë se 5 minuta kohë në mëngjes duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur përpara se të flini. Më poshtë Living do të rendisë disa këshilla shumë të vlefshme!

 

1. Kapini flokët gërshet nëse dëshironi t’i keni me onde në mëngjes .
2. Aplikoni disa pika vaj kokosi në majat e flokëve për t’i pasur sa më të buta
3. Këllëfët prej mëndafshi reduktojnë ndjeshëm rënien e flokëve dhe elektrizimin.
4. Nëse keni flokë të hollë mund të përdorni dhe produktet e kujdesit për fëmijët
Produktet e kujdesit të fëmijës të tilla si vajra dhe sprajte janë natyrale dhe shumë herë më me pak kimikate sesa produktet për të rriturit. Mundohuni t’i lani flokët tuaj me shampo fëmijësh, dhe të aplikoni vaj fëmijesh. Në mëngjes ju do të keni flokë të butë e të mahnitshëm dhe do të mbani erë bebe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *