Në Durrës, Partia Socialiste do të mbrojë mandatin e e tetë, për të lënë jashtë loje LSI-në që do të qëndronte me zero mandate në këtë qark.

 

Në Tiranë, pavarësisht pretendimeve të PS për të marrë mandatin e 19-të, duket se do të jetë e vështirë, sepse PSD i duhen dhe pak vota për të blinduar mandatin e vetë në këtë qark. Socialistët kryesojne me 183.198 vota, ndërsa koalicioni PD-AN, 146.797.

 

PD dhe LSI nuk rrezikojnë që të humbasin më mandatet e tyre, 15 selia blu dhe 2 partia e Monika Kryemadhit

 

Ndërkohë, në 10 qarqet e tjera ka përfunduar numërimi, ku Partia Socialiste ka në total deri më tani 74 mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *