E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çfarë po paralajmëron Moska?/ Gazetarja ruse: Duhet të kishim bombarduar Anglinë në funeralin e Mbretëreshës

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga një gazetare ruse, Olga Skabeyeva.

 

Reklamë

Në një lidhje live në programin e saj 60 minuta në kanalin Russia-1, ajo tha se Moska duhet të kishte nisur bombardimet në Britaninë e Madhe gjatë funderalit të Mbretëreshës Elisabeth II.

 

Reklamë

Gazetarja televizive ruse po fliste të hënën në emisionin e saj me pensionistin Andrey Gurulyov, duke diskutuar për operacionet ushtarake të vendit të saj në Ukrainë dhe më gjerë.

 

“Duhet ta kishim bërë sot. Të gjithë janë atje për funeralin. Zot, më fal. Pse të bombardoni Ukrainën apo Gjermaninë kur është Britania që është burimi i së keqes. Nëse Britania kthehet në shkretëtirë, ata do të mbrojnë shkretëtirën siç thuhet në nenin e tyre të 5-të”, tha ajo ndër të tjera duke iu referuar nenit të NATO-s që thotë se sulmi ndaj një aleati do të thotë akt dhune edhe ndaj anëtarëve të tjerë.

 

Pas kësaj deklarate, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, duke ngritur pikëpyetje nëse  ky mund të jetë një paralajmërim i ri apo jo.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë