Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, ka ndërprerë agjendën e takimeve në Shqipëri, pasi është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili ka lajmëruar një mbledhje urgjente në orën 16:00.

Sipas mediave britanike shkak i kësaj mbledhjeje urgjente të qeverisë Sunak janë bërë thashethemet për zgjedhje të parakohshme të qeverisë në 4 korrik.

Edhe pse pati sondazhe që tregonin se laburistët ishin para në sondazhe, pati thashetheme se do të kishte zgjedhje të parakohshme.

Kjo ishte arsyeja se pse Sunak thirri me urgjencë mbledhjen e qeverisë, çka i ndërpreu në mes agjendën e sekretarit Cameron në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *