Subscribe

Në 2019, betimi i Kujtim Gjuzit në Kuvend pasi pranoi mandatin e deputetit bëri jo pak bujë. E gjithë kjo falë paraqitjes së tij të pzakontë në në Kuvend.

Kështu u ngulit edhe imazhi i tij në mendjen e shqiptarëve. Por në këto 4 vite Gjuzi ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, duke e bërë thuajse të panjohur për një pjesë të mirë të publik.

Sot i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Gjuzi shihet me disa kilogramë më shumë dhe një stil krejt tjetër nga çfarë jemi mësuar ta shohim ish-deputetin.

Por jo vetëm me pamjen, si gjithmonë Gjuzi ka goditur edhe me deklaratat e tij. Ai është pyetur marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.

“Rama kur e mori partinë socialiste e mori me një flamur të kuq me një trëndafil.Ka bashkuar të kuqen e PS partisë si piktor dhe ka marrë blun e demokratëve. Ta dëgjojnë të gjithë. Rama ngordh për tu bërë kryetar i PD ose mundësisht ta zhdukë atë, siç ka bërë me disa bashkëpuntor të tij nga politika. Shkon në mes të kongresit të një partie të djathë dhe thotë shikoni si bëhet Europa që them unë.Nga lider global erdhi në lider europian, uli një shkallë. Pretendoi për tu bërë sekretar i natos, bosh.pretendoi për të shkuar në OKB si i parë, edhe atje bosh. Tani do të bëhet lider Europian. Kë të gjej? Melonin.”, shprehet Gjuzi në 7pa5./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *