Romanca e Drake dhe Jennifer Lopez me të vërtetë mund të ketë perfunduar shpejtë duke na zhgënjyer të gjithëve, por kënga e tyre e re, për të cilën thuhej se ata po punonin, pa dyshim që do të shohi dritën e diellit. Por, do mundemi ta degjojmë atë tani shpejtë?

 

“Sa i takon bashkëpunimit të tyre, Jennifer dhe Drake kanë shpenzuar shumë kohë në studio por si perfeksionistë që janë, asnjëri prej tyre nuk është ende mjaftueshem i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Kënga do ti shkojë producentit të tyre për të bërë riparimet e nevojshme mbi bitin dhe tekstin,” – është shprehur një burim i afërt.

 

Pra si përfundim kemi një lajm të mirë e një të keq. I miri është se kenga do të lançohet dhe kjo është e sigurt. Lajmi i keq është se do të na duhet më shumë kohë deri sa më në fund të kemi mundësinë ta dëgjojmë. Por gjërat e mira është e thënë të ndodhin herët ose vonë, apo jo? Të paktën kështu shpresojmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *