Një tjetër plagosje me armë të ftohtë ndodhi ditën e sotme në Shqipëri, në një shkollë të mesme në Cakran të Fierit, duke ngritur edhe njëherë alarmin se çfarë po ndodh me shoqërinë dhe rininë shqiptare.
Për të folur mbi këtë temë, ishte në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, sociologu Edmond Dragoti.
I pyetur se çfarë po ndodh me adoleshentët sot, Dragoti tha se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme nga sa ka ndodhur me të gjithë adoleshentët në të kaluarën.
Ai tha se shoqëria shqiptare por kryesisht të rriturit para se të drejton gishtin tek të rinjtë, duhet t’i kuptojnë këta të fundit dhe t’i trajtojnë si të rritur.
Sipas tij prindërit vetëm duke i trajtuar fëmijët si të rritur do të arrinin t’i njihnin e më pas të zgjidhnin problemet që i shqetësojnë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U bë gati një muaj që dëgjojmë raste të shpeshtë pa përplasjeve mes të rinjve, çfarë po ndodh me rininë sot?
Edmond Dragoti: Me të vërtetë këto raste janë shfaqur në media, por problemet me adoleshentet kanë ekzistuar gjithmonë. Është një moshë delikate e vështiorë për tu monitoruar, në varësi të faktit si reagojnë të rriturit, kjo është përcaktuese në sjelljen e tyre. Është natyrë delikate se ka shumë zhvillime të brendshme në trupin e tyre, që nga qendra emocionale tek të menduarit, e si pasojë nuk kanë ekuilibrin e mjaftueshëm për të matur kostot e veprimeve dhe sjelljeve të tyre.
Borakaj: Po rriten ata në një Shqipëri të dhunshme, apo familja, institucionet po dështojnë?
Edmond Dragoti: Jo, mendoj se është një shqetësim i natyrshëm problemi i sjelljes së adoleshentëve. Në çdo kohë do të jetë, është një moshë që po krijon identittetin e vet në kundërshti me të rriturit, është një msohë e vrullshme që zotëron shumë energji,ë shtë idealiste, është shjëm e pjkur, qoftë moral, intelektual, por nuk ka mjaftueshëm ekuilibër. Prania e të rriturit në marrdhëniet e drejpërdrejta është shumë e rëndësishme, jo vetëm mësuesi, por kryesisht prindi. Prania e tij duhet të jetë edhe kur mungon fizikisht, në kuptimin që në marrdhëniet që krijon me mësuesit, me njohjet që ka me moshatarët që shoqërohem me adoleshentin është shumë e rëndësishme. Prindi duhet të arrijë të parashikojë sjelljet e tij në të ardhmen. Adoleshenti është i paparashikueshëm në sjelljet e tij, ai i pranon dhe i kupton situata, ai përsëri i i shkel argumentet, ai emocionalisht reagon ndryshe. Fëmija në këtë moshë mund të dalë nga dora e secilit prej nesh, ëhstë fakt i pamohueshëm. Ne jemi të interesuar të gjejmë faktin pse devijon fëmija, por kjo nuk është e mundur, nëse nuk e njohim atë çdo ditë, sepse ai ndryshon vazhdimisht.
Borakaj: Rikuperohet marrdhënia prind-fëmije në adoleshencë?
Edmond Dragoti: Ky problem është i pranishëm. Mund ta rikthejmë këtë raport nëse ndryshon prindi, pasi është ai që jep modelin. Prindi duhet të japë modelin e sjelljes, se sa ta këshillojë mos bëj kështu mos bëj ashtu. Adoleshenti ka nevojë të konsiderohet si i rritur, prindi e ka të vështirë. Ky është moment delikat, mundësia që të rikuperohet marrdhënia është që prindi ta konsiderojë fëmijën të rritur. /Vizionplus.tv/