Drafti i ri i demokrateve rrezon ne pjesën dërrmuese paketën kushtetuese te hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat. Pika e pare dhe me kryesorja është thjeshtimi i skemës se institucioneve. Per opozitën 3 institucione Këshilli i Emërimeve, Tribunali Disiplinor dhe Gjykata e Larte Administrative nuk ka arsye pse te ekzistojnë dhe kompetencat e tyre mund t’i marrin institucionet e tjera. Dy mekanizma te reja qe fut opozita janë Konferenca Kombëtare Gjyqësore dhe Konferenca Kombëtare e Prokuroreve, te cilët kane ne dore emërimin e 6 anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor dhe te Prokurorisë, ndërsa per çështjen e 5 anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë qe zgjidhen nga Parlamenti, demokratet kërkojnë qe vendet te ndahen 2 për shumicën 2 per pakicën dhe 1 te jete konsensual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *