E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë përfitoj nga programi i PD? Teliti: Më shumë para në xhepin tënd

Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti shpjegoi shkurtimisht se çfarë përfitojnë qytetarët nga programi elektoral i PD.

 

Ai deklaroi se shqiptarët do të kenë më shumë para në xhep sepse do të vendoset taksë e sheshtë për rrogat dhe do të ulet çmimi i karburantit.

 

Reklamë

Një shpjegim të tillë ai e bëri përmes një pyetje-përgjigjeje me një qytetare.

 

“Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

-80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj. Po makinë ke?

-Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë