Dëshironi që të rrisni një fëmijë të sukseshëm, pa probleme madhore ne personalitet dhe një person me shpirt të bukur? Ja cilat janë gjërat që duhet të evitoni gjatë rritjes së tij, shkruan living.

 

Ja çfarë nuk duhet t’i thoni asnjëherë fëmijës tuaj!
• Mos i bërtisni vazhdimisht fëmijës për gabimet e tij, në të kundërt do të rrisni një gënjeshtar.
• Mos e poshtëroni atë në sy të personave të tjerë, ndryshe ata nuk do të jenë në gjendje të ecin përpara me besim.
• Mos merrni vendime për ata, ndryshe ai nuk do të mësojë kurrë të marrë një vendim vetë.
• Mos e vendosni atë në vështirësi ndryshe ai do të bëhet një frikacak.
• Evitoni ta krahasoni atë me dikë tjetër, në të kundërt fëmija juaj do të bëhet xheloz dhe ziliqar.
• Mos i zmadhoni apo tregoni gjërat që ju thotë ndryshe do të mësojë t’ju mbajë sekrete.
• Mos shfryni tek ata frustrimin tuaj, në të kundërt fëmija juaj do të ndihet në faj për gjithç
• Mos e thyeni një premtim, ndryshe fëmija juaj do të mendojë se fjala e dhënë nuk ka asnjë vlerë.
• Evitoni përqeshjen e interesave të tyre, në të kundërt ata do të ndihen të zhgënjyer nga vetja e tyre.
• Mos i detyroni të ndrydhim emocionet e tyre, ndryshe do të rrisni një fëmijë tepër nervoz.
• Vendosni në dyshim aftësitë e tyre dhe ata do ta mbajnë mend këtë përgjatë gjithë jetës!

 

I falni shumë dashuri dhe ata do të jenë mirënjohës ndaj jush!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *