Çfarë ndodhi kur Princ Harry u përball me ish të dashurat?

Të qenët pjesë e familjes mbretërore nuk të bën imunë ndaj problemeve të “njerëzve të thjeshtë” ! Ish-të dashurat është një ndër ato probleme dhe kur Princ Harry u përball me të u soll si të gjithë meshkujt !
Gjatë udhëtimit të tij sekret në Amsterdam, Princ Harry do të përballej me ish-të dashurën e tij në një banket. Sipas burimeve të Vanity Fair, princi ishte i shoqëruar nga Meghan Markle dhe kjo e fundit as e vuri re fare praninë e aktores Jenna Coleman ! Kjo sepse Harry e menaxhoi mjaft mirë situatën, duke bërë atë që bëjnë të gjithë meshkujt, ktheu kokën dhe pretendoi se ajo situatë e sikletshme nuk ndodhi kurrë. Megjithatë sërish të njëjtat burime thanë që gjatë gjithë mëngjesit, Princi dukej i sikletosur, në ndryshim nga ish e dashura e cila kishte në fytyrë gjatë gjithë kohës një buzëqeshje (epo aktore tjetra).




