Që prej momentit që u bë e ditur se Harry dhe Meghan do të largohen nga Pallati Mbretëror, po diskutohet shumë për arsyet e këtij vendimi. Madje, thuhet se një prej arsyeve është marrëdhënia jo e mirë që kanë dy kunatat.

 

Sipas një burimi për Daily Mail, Meghan dhe Kate janë tipa shumë të ndryshëm dhe nuk shkojnë dhe aq mirë me njëra-tjetrën. Këto janë lajmet e fundit nga familja mbretërore, por le të kthehemi pak pas në kohë, para dasmës së shumëpërfolur mbretërore.

 

Me sa duket, Kate ka shpërthyer në lot para dasmës së Meghan dhe Harry-t, por arsyeja nuk kishte të bënte me çiftin. Ky shpërthim emocional i dukeshës ka ndodhur kur vajza e saj, Charlotte provoi fustanin e bardhë që do të vishte në dasmë. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *