E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Çfarë ndodh nëse mbani telefonat ndezur në aeroplan?

Minutat e para të nisjes janë gjithmonë në momentin kur stjuardesa ju thotë një për një që duhet të  mbyllni telefonat ose vendosini ‘airplane mode’ dhe personi i ulur pranë jush e injoron totalisht.

 

Ky është moment kur papritur të kap paniku, po sikur avioni të humbasë kontrollin apo të shpërthejë nga një përplasje valësh. Por ka ardhur koha të qetësoheni.

 

Reklamë

Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar këto ditë, ama mund të ndërhyjnë tek piloti, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.

 

Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit, kjo është një zhurmë që shpërqëndron pilotët dhe pengon që të marrin udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror.

 

Prandaj telefoni duhet të jetë patjetër I fikur në një udhëtim ajror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë