E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Politikë

Çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet sot në SPAK?!

Sali Berisha, sipas vendimit te GJykates se Posacme duhet te paraqitet te henen e pare dhe te trete te cdo muaji ne SPAK.

 

Si rrjedhoje sot, ish-kryeministri duhet te jete ne oren 10:00 para Prokuroreve te Posacem per te zbatuar vendimin e GJKKO per shkak te mases “detyrim paraqitje” qe ai ka ne lidhje me akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

 

Mirepo kurioziteti i madh publik dhe mediatik eshte nese Berisha do te terhiqet apo jo nga deklaratat e meparshme ku ka deklaruar se nuk ka ndermend te paraqitet ne SPAK pasi keshtu do ai do te shkelte Kushtetuten.

 

Nese lideri i opozites vazhdon ti qendroje deklaratave te bera ne vazhdimesi dhe nuk paraqitet ne SPAK, Gjykata mund te ashpersoje masen e sigurise ndaj tij.

 

Perpara se ta beje kete gje Gjykata mund te prese edhe nje tjeter lajmerim karshi tij nga ana e SPAK, pra ne nje fare menyre nje terheqje vemendje.

 

Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe pertej faktit nese Berisha paraqitet apo jo fizikisht ne Prokurorine e Posacme, hetimi i tij te vazhdoje lirisht.

 

Sali Berisha po hetohet per privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dosje per te cilen eshte sot ne mase sigurie “arrest me burg” dhendri i tij Jamarber Malltezi.

 

 

Vazhdo të lexosh