Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamina D dhe E, fosfor, selen, komplekse proteinike etj.

 

Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin e vezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 2 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë. Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

 

1.Mbron trurin: Nëse hani dy vezë në ditë, trupi juaj merr sasinë e mjaftueshme të kolinës, vitaminë shumë e rëndësishmë që shërben për të ndërtuar murin qelizor të trurit. Janë pikërisht enzimat e fosfolipidëve ato që ushqehen me kolinë dhe më pas vendosin komunikimin mes neuroneve.

 

2.Përmirëson shikimin: Studimet e ndryshme kanë provuar se vezët janë të pasura me sasi të larta luteine. Kjo substancë është përgjegjëse për qartësinë edhe mprehtësinë e shikimit. Konsumi i dy vezëve në ditë është i mjaftueshëm për të patur shikim të qartë dhe të pastër.

 

3.Favorizion përthithjen e kalciumit: Nëse do ju duhej të zgjidhnit ndërmjet një lugë gjelle me vaj peshku dhe një veze të zier, do të habiteshit nëse ju sugherojmë të zgjidhni të dytën. Besojeni ose jo, por veza e zier ka një përqindje më të lartë vitaminë D se sa vaji i peshkut. Kjo vitaminë ndihmon trupin të përthithë më lehtë kalciumin, e cila më pas forcon kockat dhe dhëmbët.

 

4.Kompleksi i vitaminës B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë: Vitamina B12, njohur ndryshe si biotina kombinuar me komplekset proteinike të vezësndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëvë nga veprimi i rakidaleve të lira. Ndërsa fosfolipidet lehtësojnë eleminimin e toksinave nga mëlçia.

 

5.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare: Sëmundjet e zemrës janë një ndër sfidat më të mëdha të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe  komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëgimisë etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake.Veza përmban disa përbërës që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *