Subscribe

Kur po mbushet rreth një muaj nga afati i fundit per dorëzimin e formularëve te dekriminalizimit, institucionet përgjegjëse kane filluar punën per verifikimin e tyre. Burime prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili është institucioni qe administron formularët e deputeteve dhe kryetareve te bashkive, sqarojnë se iu është kërkuar informacion per te gjithë te zgjedhurit zyrës se gjendjes gjyqësore, zyrës se gjendjes civile dhe KQZ është ne pritje te përgjigjes nga keto institucione. Ne ketë faze Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka dërguar asnjë rast per hetim ne Prokurori. Por organit te akuzës mund t’i drejtohen per verifikim edhe deputetet, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe qytetaret nëse arrijnë te mbledhin 500 firma. Deri tani ketë te drejte e ka ushtruar vetëm PS, e cila te enjten kërkoi verifikimin per deputetin e PD Flamur Noka, duke pretenduar se ai ka fshehur ne formular dëbimin nga ish-Jugosllavia. Kuadri ligjor i jep 3 muaj afat organit te akuzës për verifikim dhe nëse provohet qe kërkuesi i verifikimit ka paraqitur te dhëna te pavërteta, atëherë gjobitet me 100 mije leke. Ne fazën e vetedeklarimit ligji per dekriminalizimi ka prekur vetëm Elvis Rroshin, i cili ka dhëne dorëheqjen nga kreu i Bashkisë se Kavajës për shkak te rekordeve penale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *