Bota
Çfarë është pasaporta e gjelbër kombëtare? Italia gati ta përdorë

Tourists gathering in the Miracle square and the leaning tower of Pisa on the 1th May, day of the reopening of national Museum and other activity after the second wave of the Covid-19 Coronavirus pandemic, Italy, 01May 2021. ( ANSA / FABIO MUZZI )
Italia është gati të mirëpresë turistët.
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio u shpreh se është duke u punuar për të pritur turistët e huaj me një siguri totale, ndërsa shtoi se duhet t’i krijohet mbështetje sektorit të turizmit, tregtisë dhe restoranteve.
Reklamë
“Ne jemi duke u rihapur, me synimin për të rifilluar turizmin dhe ekonominë. Ne duhet të bëjmë biznes dhe të krijojmë vende pune. Italia është e gatshme dhe ne jemi duke punuar për të kapërcyer tërësisht shtetrrethimin.”
Nga ana tjetër, kryeministri Mario Draghi deklaroi se gjithë italianët do të mund të udhëtojnë në rajonet portokalli ose të kuqe me një pasaportë të gjelbër kombëtare, në pritje të hyrjes në fuqi të asaj europiane.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




