Subscribe

Sopranoja e talentuar shqiptare, Juana Shtrepi, e cila po mahnist skenat e Italisë, ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Vizioni i Pasdites: të moderuar nga brikena Prifti në Vizion Plus.

Sopranoja tregoi se fillimi ishte pak i vështirë, por sot ajo ja ka dalë më së miri në punën e saj, falë talenti, përkushtimit por dhe ndihmës s ëmadhe të familjes.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se çfarë synon në të ardhmen, sopranoja Shtrepi theksoi se ëndrra e saj është që të bëhet intenacionale, ku të dalë edhe jashtë Italisë.

Ajo tha se synon të prekë edhe skenat e Gjermanisë.


Pjesa nga biseda:

Brikena Prifti: Ëndra e së ardhmes?

Juana Shtrepi: Dua ta bëjë edhe më internacioanle. Synoj dhe skena të tjera.

Brikena Prifti: Cila është ajo skenë, çfarë ëndërron një soprano?

Juana Shtrepi: Mbase ca skena gjermane, opera si Berlini janë të rëndësishme. Qoftë dhe qyteti ku jetoj në Verona, është një skenë shumë e bukur.

Brikena Prifti: Ke emocione kur të dëgjojnë prindërit?

Juana Shtrepi: E mendoja, por çuditërisht më ka ndodhur e kundërta, kur i shoh në skenë jam më e qetë. Në debutin e fundit i kërkoja me sy sepse doja t’i shikoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *