E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çfarë e lidh Monika Kryemadhin dhe Bebe Rexhën?

Monika Kryemadhi na ka treguar përmes rrjeteve sociale për dasmën e djalit të dajës së saj në SHBA.

 

 

“Jam e lumtur dhe krenare, që në dasmën e djalit të dajës tim, Besartit në SHBA, megjithëse të ikur prej dekadash të tëra, vazhdojnë të ruhen traditat e bukura shqiptare, por edhe lidhjet e forta me njëri-tjetrin e me familjen. Ne, shqiptarët jemi një komb shumë krenar dhe të lidhur fort me traditat tona që vijnë që nga lashtësia.

Reklamë

 

 

Kushërira jonë, Bebe Rexha ishte ajo që iu dedikoi një këngë që e shoqëroi Besartin dhe Fatjonën në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar. Urime të dyve e jetë të lumtur së bashku!”,-shkruan Kryemadhi.

 

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore siç shihet në këto foto i ruan fort traditat pasi këndon dhe kërcen shumë bukur në ritmet e muzikës shqiptare. Po kështu edhe deputetja e LSI duket se po e shijon shumë kërcimin me Bebe Rexhen.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë