E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çfarë e bëri bashkë Metën me ish yllin e kombëtares kuqezi në Paris?

Presidenti Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të homologut, Emmanuel Macron. Qëllimi i kësaj vizite është pjesmarrja në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, janë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Por ndërkohe praninë në Paris, Meta e ka përdorur edhe për të takuar shqiptarë të famshëm atje sic është rasti I Edvin Muratin, ish lojtar I njohur I kombëtares kuqezi I cili punon në France si menaxher futbolli.

Në profiling e tij në facebook, Meta postoi një foto me ish yllin e futbollit tonë Murati me mbishkrimin:

Reklamë

 

Sot me yllin e kuqezinjve, Edvin Murati në Paris, në prag të Ceremonisë të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë