E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Çfarë duhet të dini për ushqimet dimërore

Ilustrim · Vizion Plus

Dimri dhe i ftohti i tij karakterizues kërkon një kujdes të veçantë në lidhje me zgjedhjen e ushtqimeve.

 

Për të pasur një shëndet sa më të mirë dhe për të përballuar të ftohtin dimëror është e rëndësishme që të konsumoni disa ushqime.

 

Janë disa ushqime që edhe pse mund t’i keni dëgjuar shpesh, rëndësia e tyre asnjëherë nuk zbehet.

 

Patatet

Nëse iu ngrijnë shumë duart, duhet të hani patate. Ato përmbajnë shumë kalium, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut.

 

Hudhra

Hudhra është e pasur me përbërës që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset dhe bakteret e dëmshme.

 

Kosi

Kosi ndihmon në përpunimin e ushqimit dhe përthithjen e vitaminave dhe përmirëson imunitetin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh