Nga mëngjesi i të premtes deri në mesnatën e të Dielës tetë qytetet më të mëdha futen në izolim. Në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Lezhë, Elbasani, Lushnjë dhe Vlorë për 72 orë do të ndalohet transporti urban dhe çdo lëvizje e qytetarëve me makinat personale.

Të vetmet mjete që do të lëvizin në tetë qytetet janë autoambulancat, të shërbimeve shtetërore, transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe farmaceutike.

Si masë mbrojtëse për të gjithë ata që do të udhëtojnë jashtë vendit ose do të hyjnë Shqipëri  përmes aeroportit “Nënë Tereza” është menduar.

Përveç administratës shtetërore, është urdhëruar që të gjitha bizneset “Call-Center” dhe “Fasoneri” të jenë pushimi nga e Premtja deri të Dielën

Pas mbylljes së Drejtorisë së Transportit Rrugor, të gjithë atyre që u skadon patenta gjatë këtyre ditëve, nuk do të ndëshkohen por do të kenë mundësi të aplikojnë me rihapjen e sporteleve.

Në funksion të informimit të qytetarëve për situatën e koronavirusit edhe mediave i është kërkuar të akreditohen.

Në mesazhin e tij kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkim me gjoba për moszbatim të masave ndaj sëmundjes Covid-19 dhe marrje të masave të reja mbrojtëse në varësi të përshkallëzimit të përhapjes së virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *