Në kulmin e sezonit turistik kur edhe lëvizjet e shqiptarëve janë të shumta, administrata doganore i kujton pasagjerëve se kush është kufiri i mallrave të pataksueshme për bagazhet e tyre.

 

Në çdo rast mallrat janë të përjashtuar nga taksat nëse ato nuk kanë qëllime tregtare, por janë për përdorim vetjak. Por kur kalon një nivel të caktuar me ligj, qytetari do ti nënshtrohet pagesës së detyrimeve.

 

“Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) është sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë: Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar, Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar, Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro”-thotë Athanas Andoni.

 

Paralelisht me këtë fakt edhe mallrat e akcizës kanë një kufi në importin e tyre.

 

“Lejohen vetëm 200 copë cigare e barabartë me dy steka, 50 puro si dhe 250 gram duhan”.

 

Një tjetër element që qytetarët duhet ta kenë në konsideratë është edhe vlera monetare që ata duhet të kenë me vetë.

 

Nëse vlera monetare që ju keni i kalon 1 milion lekë atëherë ju duhet të deklaroni burimin e tyre ose të justifikoni me dokumente prejardhjen e tyre.

 

Në rast të tejkalimit të vlerave të mësipërmeve, çdo qytetar do ti nënshtrohet pagesës së tarifave doganore sipas mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *