Gjidhënia është një moment shumë me rëndësi për nënën dhe fëmijën dhe për këtë arsye nëna duhet të jetë e përgatitur në mënyrën e duhur në lidhje me këtë proçes. Diçka e tillë do ta bëjë atë të ndihet më e sigurt dhe më e informuar në lidhje me situata të ndryshme. Kështu para se të filloni ushqyerjen me gji duhet të dini 6 gjërat më kryesore.

 

• Nuk duhet të shqetësohem nëse gjinjtë e mi do të duken bosh apo të butë. Ata do t’i përshtaten nevojave të fëmijës dhe nuk do të prodhohet më shumë qumësht nga sa është i nevojshëm. Nëse fëmija lag të paktën 6 bebelina në ditë dhe shton mirë në peshë nuk duhet të mendoni se nuk ngopet.

 

• Nëse nuk ushqen me gji nuk je një nënë e keqe. Nëse një kusht i caktuar ju detyron të hiqni dorë nga gjidhënia nuk jeni nënë e keqe. Sido që të jetë puna jeni duke bërë më të mirën për fëmijën tuaj.

 

• Mos u demoralizoni nëse fëmija ka vështirësi në thithje. Edhe nëse ai qan ju duhet të tregoheni e duruar dhe e qetë. Fillimi është i vështirë dhe më pas gjithçka do të rregullohet. Ju shumë shpejt do të mësoni hapat që duhet të ndiqni për ta bërë gjidhënien perfekte dhe fëmija do të pijë pa asnjë problem.

 

• Gjidhënia mund të jetë e dhimbshme. Kjo do të ndodhë nëse fëmija nuk e kap gjirin në mënyrën e duhur, kështu duhet të siguroheni që ai të pijë në mënyrën e duhur që në orët e para pas lindjes. Në momentin që do të ndieni dhimbje mund të numëroni me mendjen tuaj dhe mbani mend se këto dhimbje do të zhduken shumë shpejt.

 

• Gjidhënia mund të shkaktojë një mërzi tek ju. Duke qënë se do t’ju duhet të ushqeni shumë shpesh mund të lodheni dhe mërziteni, sidomos natën. Përpiquni që të shëtisni me fëmijën tuaj kur ndiheni kështu në mënyrë që ta largoni këtë stres. Kjo do të ndodhë vetëm gjatë javëve të para dhe më pas fëmija do të bëhet më i pavarur nga gjiri. Nga ana tjetër ajo qënie e vogël ka shumë nevojë të qënrdojë pranë jush.

 

• Në një moment fëmija mund të mos dojë të pijë më gji. Ju nuk duhet të nervozoheni dhe të lejoni që kjo t’ju ndikojë negativisht në jetën tuaj. Sigurisht që ushqyerja me gji është shumë e shëndetshme por edhe shëndeti juaj është i rëndësishëm, prandaj pasi të keni insistuar mjaftueshëm, duhet ta pranoni me qetësi edhe këtë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *