E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ndalimit të luftimeve?

GAZA CITY, GAZA - JULY 20: Palestinian Hamas militants are seen during a military show in the Bani Suheila district on July 20, 2017 in Gaza City, Gaza. For the past ten years Gaza residents have lived with constant power shortages, in recent years these cuts have worsened, with supply of regular power limited to four hours a day. On June 11, 2017 Israel announced a new round of cuts at the request of the Palestinian authorities and the decision was seen as an attempt by President Mahmoud Abbas to pressure Gaza's Hamas leadership. Prior to the new cuts Gaza received 150 megawatts per day, far below it's requirements of 450 megawatts. In April, Gaza's sole power station which supplied 60 megawatts shut down, after running out of fuel, the three lines from Egypt, which provided 27 megawatts are rarely operational, leaving Gaza reliant on the 125 megawatts supplied by Israel's power plant. The new cuts now restrict electricity to three hours a day severely effecting hospital patients with chronic conditions and babies on life support. During blackout hours residents use private generators, solar panels and battery operated light sources to live. June 2017 also marked ten years since Israel began a land, sea and air blockade over Gaza. Under the blockade, movement of people and goods is restricted and exports and imports of raw materials have been banned. The restrictions have virtually cut off access for Gaza's two million residents to the outside world and unemployment rates have skyrocketed forcing many people into poverty and leaving approximately 80% of the population dependent on humanitarian aid. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)

Gati shtatë javë pas fillimit të luftës Izrael-Hamas do të heshtin për herë të parë armët për katër ditë. Të premten në mëngjes hyri në fuqi ndalimi i luftimeve.

Që nga e premtja herët në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi ndalimi i luftimeve mes Izraelit dhe organizatës terroriste, Hamas për katër ditë . Ndalimi i luftimeve filloi zyrtarisht në orën 06:00. Emirati i Katarit, i cili luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, bëri të ditur, se sapo të ndalen luftimet do të dërgohen ndihma humanitare në zonën e rrethuar palestineze. Qëllimi i Katarit është që nga ndalimi i luftimeve të kalohet në një ndalim të përhershëm të shkëmbimit të zjarrit.

 

Çdo ditë 200 kamionë me ndihma humanitare

Reklamë

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Katarit, të premten në orët e mbasdites, rreth orës 16:00 me orën lokale, pritet që të lirohen edhe pengjet e para nga Hamasi, mes tyre 13 gra dhe fëmijë. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu tha në një njoftim, se ka marrë “një listë të parë” me emrat e pengjeve dhe se qëndron në kontakt me familjet e të gjithë pengjeve. Në të njëjtën kohë do të lirohen të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Gjatë ndalimit të luftimeve pritet të lirohen 50 pengje, gra, fëmijë e të rinj nën 19 vjeç. Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

 

Përmes pikës kufitare të Egjiptit, Rafah do të kalojnë përditë në Rripin e Gazës 130.000 litra naftë dhe katër kamionë me bombola gazi gjatë ditëve ku vlen ndalimi i luftimeve. Gjithsej do të dërgohen përditë 200 kamionë në ditë në zonën palestineze, bënë të ditur autoritetet egjiptiane.

 

Alarm për raketa në zonën kufitare izraelite

 

Edhe pas hyrjes në fuqi të ndalimit të luftimeve, në orët e mëngjesit ka pasur sërish alarm në zonën kufitare izraelitë. Ushtria izraelite bëri të ditur, se sirenat e alarmit u dëgjuan në komunat përgjatë kufirit me Rripin e Gazës. Edhe gjatë luftërave të mëparshme në Gaza, ka pasur në fillim marrëveshjes për ndalimin e luftimeve shkelje të saj.

 

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, kontrolli mbi pjesën veriore të Rripit të Gazës është “vetëm etapa e parë” në rrugën e shkatërrimit të organizatës terroriste të Hamasit. Hamasi kategorizohet nga Izraeli, Gjermania, SHBA, BE dhe disa vende arabe si organizatë terroriste. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari foli në konferencën e shtypit për “luftë të gjatë”. Në ditët e ardhshme do të përqëndrohemi në planifikimin dhe zbatimin e etapave të tjera të luftës. Ministri i Mbrojtjes, Joav Gallant tha se pas përfundimit të këytre katër ditëve të ndalimit të luftimeve, ushtria do të vazhdojë operacionet e saj edhe për të paktën dy muaj. Operacionet do të zgjasin derisa të mos kemi më asnjë kërcënim ushtarak prej andej. Më parë një zëdhënës i Brigadave Esedin al-Kasam, krahut të armatosur të Hamasit kishte bërë thirrje në një fjalim me video për shkallëzim të konfliktit me Izraelin në të gjitha frontet.

 

Baerbock për zgjidhjen me dy shtete

 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka theksuar edhe njëherë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraeli nuk do të jetojë asnjëherë në siguri, “nëse ky terror nuk luftohet”, tha Baerbock në një kongres të Partisë së Gjelbër në Karlsruhe. Izraeli lufton kundër Hamasit dhe jo kundër palestinezeve dhe palestinezëve.

 

Baerbock kritikoi në të njëjtën kohë edhe nguluesit hebrenj, që në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli “dëbojnë palestinezët apo madje edhe i vrasin”. Dhuna e banorëve të ngulimeve nuk është në interes të sigurisë së Izraelit. Ndërkohë të sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Izraelit mjaft foshnje të sapolindur në Izrael kanë marrë emra të zonës në afërsi të Rripit të Gazës, Kibbuz Beeri që u sulmua nga Hamasi. 45 vajza e djem morën emra si Kibbuzim Nir Oz dhe Nahal Oz. Oz do të thotë në hebraisht “fuqi”. Po ashtu edhe vajzat kanë marrë emrin Nova, në kujtim të festivalit Nova në Negev, ku Hamasi kreu një masakër duke vrarë 240 vetë.

 

Më 7 tetor qindra terroristë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe ushtruan dort masakra në popullsinë civile. Sipas të dhënave të Izraelit u vranë 1.200 vetë, 240 të tjera u morën peng. Izraeli i shpalli luftë Hamasit me bombardime nga ajri dhe me ofensivë tokësore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë që atëherë 14.800 vetë, mes tyre 5.800 fëmijë. Këto shifra nuk mund të verifikohen dot në mënyrë të pavarur./DW/

Vazhdo të lexosh

Reklamë