Peshorja
Në jetë, ashtu si në romane, dashuria vonon disa ditë, muaj, vite, por vjen gjithmonë në fund. Pra, nëse dëshiron, pasi të jesh ajrosur deri nga data 18 Dhjetor, mund t’i rikthehesh përqafimit të ngrohtë të shtëpisë. Ka një dashuri të madhe për secilin në jetë. Nëse e ke gjetur, akoma më mirë.

 
Akrepi
Ndihesh i çliruar nga disa planete të ndryshme dhe rëndesa pune dhe me Marsin në krahun tënd, nga data 9 Dhjetor, je gati për të arritur ëndrrat e jetës! Cilat janë këto ëndrra, kush e di? Qoftë edhe ndonjë ndarje nga njerëz dhe situata, të cilat nuk të përshtaten.

 
Shigjetari
Nëse Dhjetori është përshëndetja e fundit e 2017-ës, Shigjetari, i cili ka lindur nën këtë diell jo edhe aq dimëror, është një histori pambarim optimizmi dhe kokëfortësie. Çfarë të presësh nga festat e sivjetshme? Rock ‘n’ roll. Në shtrat!
Në fillim të muajit, Venusi dhe Mërkuri janë tek Shigjetari, por Mërkuri rikthehet tek Hëna e Plotë në datën 3 Dhjetor (është njësoj sikur të shkelësh një banane ndërkohë që ke veshur këpucë Jimmy Choo). Në fund të muajit, Saturni shkulet nga shenja jote dhe shkon tek Bricjapi (njësoj si kur i digjet makina komshiut të bukur, i cili zakonisht të bën shëtitje). Ekonomia juaj është si varkë që fut ujë, ndërkohë që bie shi dhe gjendet në mes të Paqësorit! Falë Zotit, në Paqësor gjenden shumë ishuj koralorë.

 
Bricjapi
Në fillim të vitit, je zakonisht ti dhe planet e tua. Në fund të vitit, je ti dhe planet e ardhshme të tuat. Ti shikon gjithmonë përpara, pa nënkuptuar kjo se ti nuk e mban të shkuarën mbi shpatulla. Kësaj here, në fund të muajit, nga data 20 Dhjetor, vjen Saturni në shenjën tënde dhe do të qëndrojë për nja dy vjet e gjysmë. Është dita e parë e pjesës së mbetur nga jeta jote.

 
Ujori
Ka ardhur koha të bësh llogaritë: me borxhlinjtë dhe me ata që të detyrohen me jetën e tyre. Ky i fundit është rasti më i keq, prandaj bëj pakëz durim. Nuk të ndihmon dot Mërkuri, se është larguar, por të ndihmojnë gjithë të tjerët, shokët, kolegët, mediat shoqërore, etj.

 
Peshqit
Kjo Hënë e Plotë të bën gati shtratin, si dhe nëse do të flesh, kjo është zgjedhja jote. Ka një trekëndësh (se mos të shkon mendja për keq, aman)! Jupiter-Neptun, i cili e bën jetën tuaj të duket si skenari i filmit tënd të parapëlqyer. Largohet Saturni nga Shigjetari, prandaj ble biletë llotarie, prit para nga ndonjë trashëgimi ose ndonjë rritje page.

 

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *