Dënimi i deputetit Ervin Salianji është tema që do të diskutohet këtë mbrëmje në emisionin “Quo Vadis” nga Pranvera Borakaj dhe të ftuarit e saj.
Në një lidhje direkte me emisionin, gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri tha se tashmë pritet radikalizimi i aksionit të PD, gjë që ishte paralajmëruar prej verës, por tashmë duket se do të përshpejtohet.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mbledhja e kryeësisë së PD ende vazhdon megjithatë një gjë mund ta themi të sigurt. PD do të shkojë drejt protestave dhe nuk do të ketë më seanca parlamentare normale. Berisha e bëri të qartë se dënimi i Salianjit është një akt lufte ndaj opozitës dhe kjo ka vetëm një rrugë: të poërballet me regjimin derisa të arrijë krijimin e një qeverie teknike. Salianji jo thjesht do të kryejë burgun, por për shkak të ligjit të dekriminalizimit Salianji nuk mund të kandidojë në dy zgjedhjet e ardhshme. Tashmë duket se dënimi i zotit Salianji përshpejtoi një aksion që PD e kishte paralajmëruar prej verës. Duket se tashmë gjithçka do afrohet, PD do të dalë në protestë më herët, do të bllokojë parlamentin më herët dhe do të bëjë gjithçka për të provuar krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve”, tha gazetarja.
Ajo tha gjithashtu se pritej një reagim nga kryetari i PD në kohën kur u bë denoncimi, Lulzim Basha, i cili deri tani ka qëndruar në heshtje.
“Në fakt ne e prisnim një reagim nga Basha, e para sepse Salianji ka ardhur ne PD si pjesë e grupit Basha. Përgjatë gjithë viteve që Basha ka qenë në PD ai është munduar të mbështesë karrierën e Salianjit. Kur PD nisi denoncimet ndaj Xhafajt, njeriu që i doli për zot denoncimit ishte Lulzim Basha. Basha bazuar mbi këto denoncime thirri edhe protest të PD. Por fakti që Salianji pranon si kryetar të PD Berishën, ka bërë që Basha të mos reagojë”, tha Blaceri. /vizionplus.tv