Nga sapo lajmërojnë mediat e huaja online, viti i ri që vjen për pak ditë, do të ketë disa ndryshime në stilin tonë të jetesës. Këtë vit që po lëmë pas, për shembull, sa i takon ushqimit, ishte viti i avocados, çka do ndryshojë në të ardhmen e afërt. Kemi parë pak a shumë tendencat e çdo fushe dhe u kuptua menjëherë që nuk do të ketë më asgjë si ato të mëparshmet.

 

Për shembull, për habinë tonë dhe të të gjithëve, këtë vit që do të vijë do të përhapet shumë ushqimi i rrugës. Kati roll, një pite e mbështjellë e ngjashme me sufllaqen, diçka midis burritos meksikane dhe kebapit, bashkë me djathë, qepë do të bëhen pjata më cool. Për t’u shoqëruar do të jetë një lëng mangoje…Po kaq popullore do të bëhet edhe buka e shoqëruar me fruta e me pak krem djathi…Ky do të jetë mëngjesi ideal ose ushqimi që do të hamë përpara se të shkojmë në shtrat.

 

Takimet e reja të dashurisë? Ashtu siç u bënë trend ashtu edhe do eleminohen nga lista daljet me njerëz që ke takuar online. Do të rikthehen në modë takimet me njerëz që takon në jetën reale. Rrjetet sociale po e humbasin fuqinë!

 

Sa i përket punës e profesioneve, të gjihta të dhënat tregojnë që shkencat infromatike do vazhdojnë të jenë më të sukseshmet. Po humbasin gjithnjë e më tepër pikë psikologjia dhe juridiku.

 

Flokët? Mjafton të keni një nuancë violë, qoftë edhe pak të dukshme dhe jeni OK! Më mirë akoma nëse ju shpërthen befas ndonjë manushaqe në kokë!

Living/ Burimi: Cosmopolitan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *