Çfarë dhurate nuk do të dëshironte një mësues për Krishtlindje?

Janë këto ditë kur ne u bëjmë dhurata jo vetëm njerëzve të afërt, por edhe kujtdo që luan një rol në jetën tonë dhe në jetën e fëmijëve tanë, siç janë mësuesit e tyre . Por çfarë mund t’u japim atyre që do të jetë vërtet e dobishme, duke qenë se kanë marrë dhurata të panumërta gjatë karrierës së tyre? Një mësuese e kopshtit, Natalie Parmenter , jep përgjigjen e saj në mënyrë që paratë që ndajmë të zënë vend dhe të mos jenë thjesht një gjest simbolik:
“ Para së gjithash, mësuesit vlerësojnë gjithmonë një dhuratë, qoftë kjo një vepër arti nga nxënësi i tyre apo një kartolinë e shkruar me dorë. Do të thotë shumë për ne, sepse ne punojmë vërtet shumë pa marrë gjithmonë mirënjohje .’
Nëse doni tërespektoni dhe falenderoni për punën e tyre me një dhuratë, është mirë të shmangim klishet dhe dhuratat që mund t’i ketë marrë nga shumë breza me rradhë. Mund t’u japim për shembull një kupon dhuratë, edhe nëse është pesë euro, patjetër që do ta përdorin më shumë.
Një tjetër mësuese, Chelsea Layne , pajtohet me të : “Ndihem mirënjohës për çdo dhuratë që më kanë sjellë. Por pas tetë vjetësh, unë kam 30 filxhanë nga studentët e mi dhe nuk kam më vend në kuzhinën time! ».
Shikoni një postim të lidhur:
View this post on Instagram




