E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“CEZ”, komisioni mbyll hetimin

 

Komisioni hetimor për privatizimin e operatorin e Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke CEZ, ka arritur në përfundimin se përmes shkeljeve, dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar, arrin në qindra miliona euro.

 

Për kreun e komisionit hetimor, përgjegjësia për këtë proces korruptiv privatizimi është e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reklamë

 

Në përfundim të hetimeve, Balla tha se Vendimet e Këshillit të Ministrave, kanë favorizuar padrejtësisht kompaninë çeke.

 

Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca, ka miratuar me votën e deputetëve të mazhorancës, raportin përfundimtar. Procedurë, e cila u zhvillua në mbledhjen ku munguan deputetët e opozitës, për shkak të bojkotit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë