E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“CEZ”, Berisha thirret dëshmitar

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e qeverise se drejtuar prej tij, do te thirren per te dëshmuar para Komisionit Hetimor per Privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, te kërkuar nga PS. Ne mbledhjen e pare te konstituimit, ligjvënësi socialist bëri një përmbledhje të situatës, që prej nënshkrimit të kontratës. Sipas tij, dëmi që i është shkaktuar shtetit arrin në vlerën e 414 milionë eurove. Ky nuk është i vetmi Komision Hetimor i ngritur nga Parlamenti per zbardhjen e çështjes “CEZ”. Opozita do te drejtoje nje tjetër hetim parlamentar, qe do te përqendrohet tek zgjidhja me mirëkuptim e kontratës me kompaninë çeke “CEZ” nga ana e qeverise Rama, çka sipas saj ka shkaktuar nje dem prej 500 milion euro.

Më shumë video

Reklamë