Subscribe

SHBA inkurajon prokurorinë per hetimet ndaj korrupsionit ne te gjitha nivelet. I pyetur mbi rastin Tahiri ne Shqipëri, zëvendës-ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se askush nuk duhet te jete mbi ligjin.

 

 “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”

 

Por nga ana tjetër zyrtari i larte amerikan tha se qeveria shqiptare ka bere progres ne rrugën e reformave, veçanërisht me ate ne drejtësi.

 

“Jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.”

 

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit beri edhe nje here te qarte se nga suksesi i zbatimit te reformave varet edhe integrimi i vendit ne Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *