E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Çështja Tahiri “bllokon” buxhetin

Ligji më i rëndësishëm financiar i vitit po kalon pa debate, pasi opozita po braktis çdo mbledhje  për shkak të çështjes Tahiri.

 

Bojkotit të opozitës nuk iu bashkua Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila qëndroi në sallë për diskutimet.

 

Reklamë

Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se vitin tjetër administrata publike nuk pritet të ketë rritje pagash: parashikohet mbështetje vetëm për dy sektorë prioritarë.

 

Nga ana tjetër, kreu i financave ka mbrojtur politikën fiskale, duke hedhur poshtë akuzat se ekonomia shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, për shkak të barrës së taksave.

 

Vitin që vjen janë 200 mln euro më shumë që pritet të mblidhen, si pasojë e rishikimit të taksës së pronës për banesat dhe bizneset, rritjes së akcizës për cigaret, taksës për mjetet e luksit etj.

Më shumë video

Reklamë