E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Çështja Olmo, Barcelona bëhet më “dhimbje koke”

Barcelona nuk “qëndron duarkryq”. Nesër klubi katalanas do të bëjë një tjetër përpjekje për të siguruar regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor, pas refuzimit nga RFEF dhe LaLiga.

Me këtë rast, Blaugranët do të bëjnë një kërkesë paraprake te Këshilli Superior i Sporteve (KSD), por sipas asaj që shkruajnë mediat, situata vështirë se mund të ndryshojë kah.

Për më tepër, LaLiga, e cila menaxhon dhënien e licencave, ka një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe nuk duket e gatshme të bëjë hapa prapa.

Marrëveshja me Federatën thotë se LaLiga duhet së pari të lëshojë miratimin për licencat dhe RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) nuk mund të bëjë diçka të tillë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë