Subscribe

Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga dëshmia që dha sot në SPAK për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.

 

Më bën përshtypje fakti që e njejta cështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.

 

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.

 

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston”, tha ai.

 

I pyetur nëse ka pasur komunikim të gjatë me Ministrinë e Mbrojtjes në atë kohë, Berisha tha:

 

“Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.

 

Çështja sipas mendimit tim është politizuar”.

 

Berisha u shpreh se nuk ndihet aspak i frikësuar për hetimin e kësaj çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *