Një tjetër aktor është rreshtuar pro prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri.

 

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se aktori Petrit Malaj një emër I madh I skenës shqiptare është pozicionuar ashtu si dhe shumica dërmuese e komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes dhe ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

 

Në mesazhin e cituar nga kreu I qeverisë, Malaj shprehet se ndërtimi I teatrit të ri nuk e cënon truallin dhe se do bëhet një godinë e re vetëm për teatrin.

 

 

“Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. PETRIT MALAJ: Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *