E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çështja e Sirisë, Putin takon sot Erdoganin në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan do të takohen këtë të mërkurë në Moskë.

 

Qeveria turke ka bërë me dije se takimi mes Erdogan dhe Putin do të përqëndrohet në propozimin e Ankarasë zyrtare për krijimin e një “zone të sigurisë” në Turqi.

 

Reklamë

Ndërsa nga ana tjetër të njëjtën gjë e ka bërë të ditur dhe Kremlini, ku përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se do të diskutohet për çëshjen e Sirisë.

 

Të dy vendet prej kohësh kanë mbajtur qëndrime të kundërta në lidhje me çështjen e konfliktit në Siri.

 

Rusia ka mbajtur qëndrim pro qeverisë e presidentit sirian Bashar Al-Assad ndërsa Turqia është pozicionuar në krah të luftëtarëve opozitarë.

 

Marrëdhëniet Rusi-Turqi u qetësuan vetëm pasi Presidenti I SHBA, Donald Trump vendosi që të tërheq trupar ameriaknë nga Siria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë