E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çështja e Izet Haxhisë “peng” i gjyqtarëve të Apelit

Çështja e Izet Haxhisë vazhdon të jetë një rebus i vërtetë sa i takon zhvillimit të procesit ne Apel.

 

Tërheqja e tre gjyqtarëve nga procesi i rigjykimit rrezikon bllokimin.

 

Reklamë

Treshaj e gjyqtarëve Valdet Hoxha, Astrit Haxhialushi dhe Genti Shala kanë deklaraur se janë në konflikt interesi pasi janë kolegë me Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari.

 

Vizion Plus ka mësuar se kreu i Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj I ndodhur përballë këtij problem, i është drejtuar përmes një kërkese KLD-së duke i kërkuar delegimin e një gjyqtari nga gjykatat e tjera për këtë çështje.

 

Edhe në seancën e para pak ditëve, Haxhia kërkoi një trupë tjetër gjykuese për çështjen nga radhët e gjyqtarëve që kanë kalaur vettingun, pasi, sipas tij, Gjykata e Apelit është e kapur nga Berisha e Meta.

 

Izet Haxhia pas ekstradimit nga Turqia, ka kërkuar rigjykim për dënimin me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Hajdarit.

 

Ai paraqiti një listë prej 43 emrash në Gjykatë për të dëshmuar në lidhje me çështjen, por edhe pse rikthimi I Haxhisë u bë me shumë bujë pasi u mendua se do të zgjidhej përfundimisht çështja Hajdari, e cilësaur ndryshe dhe si vrasja e “Shekullit”, deri më sot nuk ka ndodhur asgjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë