Ish deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka folur sërish për çështjen e inceneratorëve, teksa akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës të kësaj afere.

Këlliçi tha se sot qytetarët po paguajnë për një shërbim që nuk ofrohet, teksa tha se SPAK duhet të veprojë dhe të ndalojë kontratat.

Lexo edhe :

Related Posts

Inceneratorët është çështja më e censuruar në median shqiptare.

Në Tiranë, paguajmë 80 euro në ditë për incenerimin e mbetejeve dhe kjonuk ndodh. Ne vazhdojmë paguajmë për një shërbim që nuk e marrim,. Njuk e kuptoj se çfarë pret SPAK që të ndërpritet kontarta dhe qytetarët të mos paguajnë për shërbime që nuk i marrin”, tha Këlliçi.

Ish deputeti më tej shtoi se në asnjë qytet nuk ka incenerator, pavarësisht premtimeve që janë dhënë nga Rama vite më parë. Sipas tij, landfilli i Sharrës është në prag falimenti, teksa shton se maksimumi edhe 2 muaj ka terren për të hedhur mbetje.

Incenerator nuk ka në asnjë qytet. Situata në Sharrë është në prag të kolapsit, sepse kur është bërë parashikimi i djegies së mbetjeve nuk është bërë parashikimi që për 7 vite nuk do kishte incenerator. Edhe 2 muaj maksimumi ka terren për të hedhur mbetjet. Vazhdojnë të kontaminohen ujrat nëntokësor dhe kjo mund të kthehet në një katastrofë mjedisore dhe shëndetësore”, shtoi Këlliçi.

Ish deputeti hedh poshtë edhe pretendimet e Ramës se nuk ka firmosur asnjë kontratë për inceneratorët. Sipas tij, firma e Ramës është dhënë në një VKM që mban datën 7 dhjetor 2016./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *