Subscribe

Presdienti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se nuk është në dijeni të asnjë dakordësie midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke lidhur me çështjen e detit.

 

Në deklaratën e tij Meta theksoi se nuk është lëshuar asnjë autorizim për kryeministrin apo ndonjë tjetër negociator.

 

Sipas Metës sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar dhe se është Kuvendi ai që duhet të vendos. “Sidomos kur bëhet fjalë nëse kjo cështje do të shkojë në palët ndërkombëtare”.

 

“Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Nuk jam informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje. Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për te negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar.

 

Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente”, deklaroi Meta.

 

Kjo deklaratë sqaruese ka ardhur nga presdienti i vendit pas vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias në Tiranë gjatë javës së kaluar.

 

Pas vizitës së tij ministri grek tha se po pritet ndryshimi i Presidentit për të vijuar me negociatat për çështjen e detit midis dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *