Ish-ministri Genc Ruli dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës për skandalin e CEZ. Dëshmia u dha para prokurorit të çështjes Ardian Braho i cili heton skandalin.

 

Mësohet se Ruli dha shpjegime për privatizimin ndërsa kjo është dëshmia e dytë pas asaj të Shkëlzen Berishës. Djali i ish-kryeministrit u shpreh se rihapja e hetimeve për privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes nga kompania CEZ është vetëm një shashkë politike e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjen e tij në qeverisje.

 

Skandali i CEZ u hetua edhe nga një komision parlamentar që i dërgoi dosjen Prokurorisë. Organi i akuzës e mbylli atë por Gjykata e Tiranës urdhëroi hapjen e dosjes dhe rinisjen e hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *