E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Çështja çame nuk ekziston, Hahn është i njëanshëm”

Çështja çame ka shkaktuar nje përplasje te ashpër mes Athinës zyrtare dhe Komisionit Europian. Ministria e jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj deklaratave te komisionerit per zgjerimin Johanes Hahn, i cili njeh çështjen çame, duke e listuar ate ndërmjet problemeve mes dy vendeve tona. Sipas Ministrisë se Jashtme greke kjo deklarate është e pavërtete dhe e papranueshme.

“Siç e dimë, çështja çame nuk ekziston dhe për ketë arsye nuk është pranuar asnjëherë si pjese e negociatave mes qeverise greke dhe asaj shqiptare. Komisioneri Hahn me ketë përgjigje te pavërtete, tregon se nuk po ushtron detyrën dhe funksionet e tij mbi parimin e paanësisë, e per te promovuar interesin e përbashkët te Bashkimit Europian.”

Sulmi i Athinës zyrtare ndaj komisionerit te zgjerimit Hahn erdhi pas përgjigjes qe ky i fundit i ktheu shqetësimit te eurodeputetes greke Maria Spyraki ne lidhje me ato qe eurodeputetja i cilësoi pretendime irredentiste te Shqipërisë. Komisioneri theksoi se Athina dhe Tirana zyrtare po diskutojnë tashme per krijimi e nje mekanizmi te përbashkët per zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, duke përmendur nder te tjera edhe çështjen çame, te cilën Greqia nuk e njeh.

 

 

Më shumë video

Reklamë